Politika Pak ditë më parë u bë nënë, sot Alma Borova e LSI-së...

Pak ditë më parë u bë nënë, sot Alma Borova e LSI-së betohet si deputete

Është betuar sot në Parlament deputetja më e re nga radhët e LSI-së në qarkun e Shkodrës, Ambra Borova.

Kandidatja në listat e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, mori mandatin më herët nga KQZ, por nuk mundi të ishte në seancën e shkuar plenare, pasi kishte vetëm pak ditë që u bë nënë.

Në pritje për të marrë mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë edhe dy kandidatë të tjerë, Korab Litja dhe Halil Jakimi nga PD, të cilët dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.

Bashkë me ta, Kuvendi pritet të shkojë në 101 deputetë.