Aktualitet Pakot me 275 kilogramë drogë me foto të “Gogut” të “Dragon Ball”,...

Pakot me 275 kilogramë drogë me foto të “Gogut” të “Dragon Ball”, pranga tre shqiptarëve në Itali

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi u janë sekuestruar një sasi e madhe droge.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni i policisë në Rimini të Italisë u bë në natën midis 3 dhe 4 dhjetorit.

Atë mesnatë, skuadra e drejtuar nga nënkryetari Mattia Falso, arrestoi tre shtetas shqiptarë duke sekuestruar dje një ngarkesë të madhe droge, rreth 275 kg hashash dhe marijuanë.

Operacioni është rezultat i një aktiviteti monitorimi të kryer me ekspertizë nga Seksioni Anti-Drogë. Agjentët duke ndërhyrë në zonën industriale në kufirin midis Rimini dhe fshatit Spadarolo, befasuan tre shqiptarët ndërsa po transportonin sasi e madhe e drogës, të sapo shkarkuar nga një kamion që mbërriti në mbrëmje.

Siç vihet re në pamjet e publikuara, pakot me drogë mbanin imazhe të kastës së aktorëve të serialit dramatik francez Validé, apo të Gokut, personazhit të serialit vizatimor “Dragon Ball”.