Sport Pakt xhentëllmenësh Real-Barcelona: Jo më “shkopinj nën rrota” njëri-tjetrit në merkato

Pakt xhentëllmenësh Real-Barcelona: Jo më “shkopinj nën rrota” njëri-tjetrit në merkato

Joan Laporta dhe Florentino Perez, presidentet e dy klubeve

Real Madrid dhe Barcelona, dy klubet e mëdha spanjolle dhe botërore, bëjnë pakt mes tyre për merkaton. Sipas asaj që bën me dije “Marca”, me anë të një marrëveshjeje xhentëllmenësh, Reali dhe Barcelona nuk do të bëjnë luftë mes tyre në lidhje me merkaton muajt e ardhshëm.

“Erling Haland mbetet një objektiv i përbashkët, ndërsa akordi mes Florentino Perezit dhe Laportës, – shkruan e përditshmja iberike, – parashikon vetëm që dy klubet të mos vendosin ‘shkopinj nën rrota’ në tratativat e rinovimit me futbollistët përkatës”. Marrëveshja e dy klubeve është bërë për të evituar rritjen e çmimit nga ana e agjentëve të lojtarëve.

Para se të kontaktojnë një lojtar ose njerëzit pranë tij, Barcelona dhe Reali duhet të presin përfundimin e kontratës, siç parashikohet edhe në rregullat e FIFA-s në lidhje me rastet e transferimeve me parametra zero.

Shembulli i parë i kësaj aleance të re do të ishte ai i Luiz Araujo, mbrojtësit qendror të Barcelonës, që ka përfunduar në shënjestrën e Real Madridit. Por Perez e ka përgënjeshtruar këtë lajm, duke treguar se do ta respektojë paktin që sapo ka bërë me Laportën.