Bota Pakti BE-Japoni, sfidë ndaj Donald Trump

Pakti BE-Japoni, sfidë ndaj Donald Trump

39
0
Shpërndaje

Bashkimi Europian dhe Japonia firmosen njërën prej marrëveshjeve më të mëdha të tregtisë në botë, e cila do të mbulojë gati një të tretën e GDP-së së globit dhe rreth 600 milionë vetë.

Në këtë mënyrë, në kulmin e grindjes tregtare me Donald Trump, BE dhe Japonia dërgojnë një sinjal kundër politikës së izolimit të Uashingtonit duke nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë që hyn në fuqi në vitin 2019.

Ndër eksportet kryesore të bllokut në Japoni janë produktet e bulmetit, ndërsa makinat përbejnë zërin qendror të eksporteve japoneze.

Kjo lëvizje kontrakton thellë me veprimet e administratës Trump dhe tarifat e saj të shumëdiskutuara mbi importet e çelikut. Kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker deklaroi se kjo është një marrëveshje, nga e cila përfitojnë të gjithë.

“Impakti i kësaj ujdie shkon përtej brigjeve tona. Së bashku, ne po bëjmë një deklaratë të fuqishme për të ardhmen e tregtisë së lirë e të ndershme. Po tregojmë se jemi më të mirë dhe më të fortë kur punojmë bashkë dhe se ka diçka atje jashtë diçka më shumë se tarifat dhe barrierat”, u shpreh Juncker.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përfshira në bisedime me Japoninë dhe vende të tjera aziatike përpara 18 muajsh mbi një marrëveshje të gjerë të Tregtisë së lirë, paktin tregtar të trans-paqësorit, por Donald Trump zgjodhi të tërhiqej prej saj sapo mori në dorë frerët e presidencës amerikane.

Politika e tij “Amerika e Para” i bëri punë në këtë rast Brukselit, sepse i hapi atij rrugën e nënshkrimit të këtij pakti me ekonominë e tretë më të madhe të botës.

Treg me 127 milionë banorë

“Marrëveshja Ekonomike e Partneritetit”, e njohur si Jefta në opinionin publik sjell avantazhe për të dyja palët.

Nga BE thuhet se eksportuesit europianë mund të kursejnë deri në 1 miliardë dollarë në vit në dogana, në të njëjtën kohë pritet një rritje e eksportit. Japonia ka një treg me 127 milionë banorë. Vetëm në vitin 2016, vëllimi tregtar mes BE dhe Japonisë kapi shifrën e 120 miliardë eurove.

Krahas kontratave tregtare, marrëveshja përmban edhe një kontratë për këmbimin e të dhënave. Kjo ujdi krijon hapësirën më të madhe ekonomike në botë, ku të dhënat personale duke ruajtur standarde të larta sigurie mund të shkëmbehen, bëri të ditur KE. Informacionet për europianët që përpunohen në Japoni i nënshtrohen standardeve që janë të barasvlershme me rregulloret e BE.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in