Kuriozitete Pallati “ZAPPIO”, Akropoli i dytë i Athinës

Pallati “ZAPPIO”, Akropoli i dytë i Athinës

Nga Vangjel Thoma Kokoli

Pallati “ZAPPIO”, ndërtuar në qendër të Athinës me vlera të mëdha historike dhe një nga veprat me vlera më të mëdha arkitektonike, e cila sot quhet (Stoli Floriri), është i dyti mbas Akropolit.

Ideatori dhe sponsorizuesi i kësaj vepre, është Vangjel Zhappa me origjinë nga Labova (e Tepelenës), e cila në vitin 1970, i kaloi rrethit Gjirokastër.

Filantropi shqiptar, Vangjel Zhapa është gjithashtu, ideatori dhe sponsorizuesi i Lojërave Olimpike Botërore, që u zhvilluan për herë të parë në vitin 1896, në Athinë. Këto lojëra, të cilat zhvilloheshin që nga lashtësia, në vendin e quajtur Olimpia, falë kontributit të tij, u lejuan të vazhdonin traditën e tyre, mbas 15 shekujsh, pasi ishin të ndaluara nga perandori Bizantin dhe klerikët fetarë.

Nuk është rastësi, që në zhvillimin e Lojërave Olimpike të Vangjel Zhapës, u valëvit flamuri i bardhë (i paqes) dhe pesë rrathët me ngjyra të ndryshme, të cilët përfaqësojnë pesë kontinentet e rruzullit tokësor.