Kryesore Paloka e spërkati me bojë në fytyrë, Rama publikon videon në Facebook...

Paloka e spërkati me bojë në fytyrë, Rama publikon videon në Facebook dhe citon Ainshtajnin

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë në rrjetet sociale spërkatjen me bojë nga Edi Paloka seancën e sotme të Kuvendit.

Kreu i qeverisë ka postuar edhe videon e momentit kur nënkryetari i PD i hedh atij bojë përmes një shiringe duke i lënë shenja në ballë, pjesën e fytyrës, mjekër dhe xhaketë.

Postimi i Ramës:

“Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës????