Politika Paloka: Rama mbrojti Xhafajn njësoj si Tahirin, do pendohet

Paloka: Rama mbrojti Xhafajn njësoj si Tahirin, do pendohet

44
0
Shpërndaje

Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.

Ai tha në një deklaratë për mediat se Rama mori në mbrojtje Xhafajn njësoj si Tahirin që sot është nën arrest.

“Rama është koka i krimit të organizuar. Ai i diktoi Prokurorisë qëndrimin për audiopërgjimin”, tha Paloka.

Nënkryetari i PD theksoi se dorëzimi i Agron Xhafajt është domethënia më e qartë se kush na qeveris.

Ai kërkoi edhe njëherë largimin e ministrit Xhafaj, ndërsa tha se Rama do të pendohet dhe se nuk ka parë gjë akoma.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in