Extra Pamela Anderson martohet me truprojën, u dashuruan gjatë bllokimit të koronavirusit

Pamela Anderson martohet me truprojën, u dashuruan gjatë bllokimit të koronavirusit

Aktorja Pamela Anderson është martuar me truprojën e saj, me të cilin ra në dashuri gjatë bllokimit të koronavirusit.

Ylli i “Baywatch” lidhi kurorë për herë të pestë me Dan Hayhurst, në një ceremoni intime në Vancouver Island, në prag të Krishtlindjes.

Anderson ka ndarë fotot mahnitëse të dasmës, ku shfaqet duke mbajtur një buqetë të vogël me trëndafila rozë dhe të bardhë.

Anderson rrëfen se u takua me Hayhurst, në fillim të bllokimit nga koronavirusi, vitin e shkuar dhe prej asaj kohe, nuk janë ndarë në asnjë sekond.

Ndërkaq 52-vjeçarja ka qenë më e herët e martuar me yllin e muzikës rock Tommy Lee, me të cilin ka dy djem të rritur, Brandon dhe Dylan. Ajo ka qenë gjithashtu e martuar me muzikantin Kid Rock, dy herë me biznesmenin Rick Salomon si dhe me producentin 74-vjeçar, Jon Peters, me të cilin u divorcua pas dy javësh.