Extra Pamela Anderson ndahet pas 12 ditësh martesë

Pamela Anderson ndahet pas 12 ditësh martesë

Është e qartë që martesat në Hollywood nuk zgjasin shumë, por Pamela Andersonit nuk i ka zgjatur thuajse fare. Pas 12 ditësh martesë me producentin e filmave John Peters, me të cilin lidhi kurorë më 20 Janar në Malibu.

Portali rozë Hollywood Reporter shkruan se ata nuk kanë nisur ndonjë procedurë ligjore divorci, por Anderson ka konfirmuar për këtë revistë se “të dy kanë marrë pak kohë për veten për të rivlerësuar se çfarë duan nga jeta dhe nga njëri-tjetri”.

Se çfarë i ka ndarë ata, kjo është ende e paqartë, por dashuria e tyre ka lindur 3 dekada më parë, kur ajo që do të shndërrohej në seks-simbolin e kopertinave, shfaqjeve dhe filmave amerikanë ishte vetëm 19-vjeç. Anderson dhe Peters kanë një diferencë prej 22 vitesh. Për 52-vjeçaren kjo ishte martesa e 5, por më pak e suksesshmja dhe më e shkurtra.

Për vite të tëra, Pamela Anderson ka qenë vajza e ëndrrave të të rinjve, por jo vetëm, në gjithë botën pasi për vite me radhë ka zënë kopertinat e revistave të famshme për të rritur si Playboy. Ndërsa është shquar për përmasat e saj me shfaqjen në seriale si Baywatch.