SHBA Pamje të rënda nga New York-u: Trupat në kamion frigoriferik me vinç

Pamje të rënda nga New York-u: Trupat në kamion frigoriferik me vinç

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook që tregon në pak sekonda atë që po ndodh në Neë York si pasojë e COVID-19.

New Yorku po përballet me mijëra raste të rinj të prekurish, ndërsa numri u viktimave rritet me shifra shumë të larta.

Siç shihet edhe nga video e agjencisë Reuters, që ka publikuar dhe përkthyer stafi i Kryeministrisë, trupat e pajetë nga koronavirusi nxirren nga spitalet dhe ngarkohen në kamionë frigoriferë nëpërmjet vinçave.  Pamje të tilla janë parë në “Brookdale Hospital di Brooklyn”  ku autoritetet thanë se situata është dramatike.

Një tregues i shifrës së lartë të viktimave që për fat të keq, duket se ka vetëm ditët e para në këtë vend dhe dallga e egër e pandemisë nuk e ka kapur ende kulmin.

Ndërkohë autoritetet në New York urdhëruan personelin që kremon trupat që të qëndrojë në punë dhe në gatishmëri 24 orë në 24 për shkak të fluksit të lartë të vdekjeve.