Aktualitet Pamjet e frikshme të aksidentit pranë ambasadës italiane

Pamjet e frikshme të aksidentit pranë ambasadës italiane

Kamerat e sigurisë kanë kapur çastin e aksidentit të frikshëm të ndodhur sot pasdite në Tiranë, përballë ambasadës italiane, në rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Aksidenti përfshin dy makina, një BMW dhe një Skoda, dhe pamjet tregojnë qartësisht dinamikën e ngjarjes, dhe shpejtësinë e automjetit BMW që godet Skodën.

Një prej shoferëve, mbeti i lënduar dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit, por pamjet tregojnë që është një mrekulli që në aksident nuk janë përfshirë mjete të tjera dhe këmbësorë.