Politika Pandeli Majko në Prishtinë: Më 1 janar 2018 të hapim kufinjtë

Pandeli Majko në Prishtinë: Më 1 janar 2018 të hapim kufinjtë

Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në “Forumin Ekonomik të Diasporës” në Prishtinë ka ftuar kosovarët që t’i hapin kufinjtë mes dy shteteve.

Majko tha se “në kohën kur Shqipëria hapi kufirin për shqiptarët e Kosovës, askush nuk kërkoi pasaporta dhe s’ka përse të kërkohen dokumente as tani”.

“Me një janar, në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufinjtë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, ka thënë Majko.

Fjalimi i Majkos, tashmë ministër i Shqipërisë për shqiptarët jashtë kufijve, është pritur me ovacione të mëdha në sallë. Përveç Majkos, në këtë organizim kanë mbajtur fjalime edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.