Bota Panik në Bruksel, tenton ti vendosë zjarrin vetes me benzinë

Panik në Bruksel, tenton ti vendosë zjarrin vetes me benzinë

Një person tentoi t’i vinte zjarrin vetes të mërkurën para ndërtesës Komisionit Evropian në Bruksel.

Ai i hodhi benzinë vetes, por u kap nga policia përpara se të përfundonte aktin. Në vendngjarje arriti madje edhe ushtria, zjarrfikësit dhe auto-ambulancat.

Pas rreth 20 minutash, sa zgjatën kërcënimet e tij se do t’i vinte zjarrin vetes, personi u prangos dhe u dërgua në spital.

Gjatë kësaj kohe, ndërtesa e Komisionit Evropian u mbyll. Sipas burimeve policore, personi në fjalë ishte një kroat që donte të tërhiqte vëmendjen e presidentit francez.

Asnjë takim i liderave evropian nuk po mbahet aktualisht në Bruksel. Ai i radhës është planifikuar për më 17 tetor.