Aktualitet Panik nga tërmeti, qytetarët e Tiranës dhe Durrësit dalin në rrugë (VIDEO)

Panik nga tërmeti, qytetarët e Tiranës dhe Durrësit dalin në rrugë (VIDEO)

Pas dy tërmeteve që goditën Shqipërinë e mesme mbrëmjen e së martës, qytetarët e Tiranës dhe Durrësit dolën në rrugë.

Në rrugët e të dyja këtyre qyteteve u krijua trafik nga makinat e shumta.

IGJEUM njofton paraprakisht se tërmeti ishte me magnitudë 4,9 dhe me thellësi 7 km.

Epiqendra e tij ishte 3 km në veri të fshatit Bubq.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Elbasan, Lezhë, Fushë Krujë, Vlorë, Gjirokastër, por edhe në Maqedoni.