Sport Panucci flet për lëvizjet e kuqezinjve: E rëndësishme është të luajnë sa...

Panucci flet për lëvizjet e kuqezinjve: E rëndësishme është të luajnë sa më shumë

Në furtunën e merkatos së janarin, në morinë e lajmeve për transferime ofertave dhe kërkesave me të cilat po përballet mbrojtësi Elseid Hysaj, këshilla për të është që të qëndrojë i qetë dhe në pritje. Trajneri i kombëtares Christian Panucci në dijeni të çdo lëvizjeje të futbollistëve vlerëson futbollistin e kombëtares

“Elsi duhet të qëndrojë i qetë sepse është një lojtar i nivelit ndërkombëtar dhe për këtë arsye atij i nevojitet vetëm të qëndrojë i qetë”.

Tekniku italian shfaqet i kënaqur edhe me lëvizjet e sulmuesve Armando Sadiku, në rikthimin e tij në kampionatin zviceran si dhe Sokol Cikalleshit me kalimin tek Akhtisaspor.

“Uroj që të luajnë me vazhdimësi kjo është gjëja më e rëndësishme. Jam i bindur se Armando do të luajë, Cikalleshi do të luajë po ashtu. Sa më shumë të luajnë ata aq më shumë i lumtur do të jem unë sepse do të kem më shumë mundësi të zgjedh kur të bëj grumbullimet”.

Muajt e fundit disa prej lojtarë janë aktivizuar pak në skuadrat e tyre në kampionatet europiane. Ndeshjet e kombëtares nisin në mars dhe aktivizimi i tyre i vazhdueshëm do ti shërbente edhe përfaqësueses.