Sport Panuçi në Greqi, vëzhgon një alternativë për kombëtaren

Panuçi në Greqi, vëzhgon një alternativë për kombëtaren

Kristian Panuçi ka vendosur t’i japë një shans Fiorin Durmishajt. Në Mars kombëtarja do të nis eleminatoret e Euro 2020 dhe sulmuesi i Panionios pritet të jetë një alternativë e mundshme e përfaqësues sonë.

Tekniku italian ka vendosur të udhëtojë ditën e nesërme në Greqi për të ndjekur sfidën Panionios-AEK. Kujtojmë se Durmishaj shënoi 2 gola në ndeshjet kundër Pas Janinës dhe e eleminoi nga Kupa e Greqisë.

Vlonjati ka qenë pjesë edhe e Shpresave të Shqipërisë dhe me shumë gjasa ai do të jetë pjesë edhe kombëtares A.

Në prag të ndeshjeve ndaj Skocisë dhe Uellsit, tekniku i kombëtares sonë i dërgoi një ftesë 22 vjeçarit, por ai po kryente shërbimin ushtarak në Greqi dhe nuk lejohej të dilte nga kufijtë