Sport Panuçi padit FSHF në CAS për bonuset e arritura nga Edy Reja

Panuçi padit FSHF në CAS për bonuset e arritura nga Edy Reja

Ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, Christian Panuçi ka paditur Federatën Shqiptare të Futbollit duke kërkuar 57 mijë euro për bonuset, që parashikoheshin në kontratën e nënshkruar me FSHF, por që nuk u arritën prej tij.

Ish-trajneri italian i Kombëtares kërkon bonuset për rezultatet e mira, që në fakt i ka arritur bashkëkombasi i tij, Edy Reja.

Panuçi dhe FSHF zgjidhën me mirëkuptim kontratën pas humbjes në Shkodër ndaj Turqisë. Ai pranoi që të japë dorëheqjen në këmbim që të paguhen nga FSHF për pjesën e mbetur të kontratës.

Duke qenë se kontrata ishte ende e aktivizuar dhe pavarësisht se nuk ka më drejtimin e kombëtares, Panuçi pretendon bonuset për fitoret dhe barazimet e arritura nga trajneri Edy Reja shkruan Procesi Sportiv.

Gjyqi i Panuçit ndaj Shqipërisë është një tjetër telash për Federatën Shqiptare të Futbollit.