Sport Paolo Maldini i prekur nga koronavirusi: Lufta ime me armikun e panjohur

Paolo Maldini i prekur nga koronavirusi: Lufta ime me armikun e panjohur

Ish-futbollisti Paolo Maldini dhe tashmë drejtuesi i Milanit, tani është më mirë. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus, së bashku me djalin e tij. Në një intervistë për “Corriere della Sera” ai flet për luftën që duhej të përballonte kundër “armikut të panjohur”. Kapiteni i Kombëtares Italiane, Paolo Maldini është ndër më të mëdhenjtë në historinë e sportit botëror, i pari italian që ngriti Kupën e Kampionëve në 1963.

Maldini si jeni?

Mjaftueshëm mirë. Më e keqja kaloi. Kam  ende kollë të thatë. Më ka iku ndjesia e shijes dhe oreksit. Ishte si një grip, por edhe më i keq. Nuk është një grip normal sigurisht.

Ku ndryshon?

Shikoni, unë e njoh trupin tim. Një atlet e një njeh trupin e vet. Dhimbjet janë të forta. Më pas ndjen një shtrëngim në gjoks. Është një virus i ri. Trupi lufton me një “armik” që nuk e njeh.

Nga kush e morët?

Nuk e di, gruaja ime pati një grip të çuditshëm dhe zgjati për 3 javë. Për tri javë qëndroi në shtrat. Më parë edhe djali që jeton me në kaloi një grip shumë të vështirë, mund të them se ai ka pasur simptomat më të forta në familjen tonë. Unë shenjat e para i kam ndjerë në datën 5 mars.

Çfarë simptomash?

Dhimbje muskujsh, temperetaturë jo më shumë se 38.5. Ditën tjetër duhet të shkoja në stërvitje, por nuk shkova. Hoqa dorë edhe nga Milan-Genova.

Si u shëruat?

Vetëm me takipirinë. Nuk mora antibiotik ose ilaçe të tjerë dhe nuk kam pasur në asnjë ditë vështirësi në frymëmarrje.

Keni pasur kontakte me futbollistët e Milanit?

Nuk i shikoja prej 14 ditësh, asnjë prej tyre nuk është pozitiv.

Pse nuk e keni bërë menjëherë tamponin?

Në fillim nuk ishte e mundur, sepse simptomat e mia nuk ishin shumë të forta dhe mendoheshin si ato të një gripi normal. Më pas mësova se një shok që kisha takuar me datë 23 shkurt, ishte pozitiv. Nuk e dimë se kush e nisi zinxhirin.

Si u shëruat?

Me ndihmën e mjekut social. Ne në Milano jemi shumë të vëmendshëm ndaj shëndetit, kemi shumë burime, kemi një marrëveshje me San Raffaele. Por ne kemi zgjedhur t’i përmbahemi me përpikëri rregullave të vendosura nga qyteti ynë, rajoni ynë.

Si e bëtë tamponin?

Në fund erdhën mjekët e ASL, të veshur me doreza dhe maska. Kostum mbrojtës nuk kishin. Ishte e marta e kaluar. Pas dy ditësh mbërriti rezultati: pozitiv.

A kishit frikë?

E dija që e kisha virusin. E dalloja që nuk ishte një grip si të tjerët. Sigurisht që shqetësimi vjen. Një shoku im pati probleme me frymëmarrjen, është shtruar në spitalin e Legnano, nuk flen, është me tubacione. Mua më shkoi më mirë. Unë jam këtu i mbyllur prej ditësh më familjen time.

Edhe Danieli, 18 vjeç është pozitiv?

Po, ai jeton me ne. Edhe ai ka dhimbje dhe temperaturë. Por është shumë i ri… Më duket sikur nga e gjithë familja ai e ka marrë në formë më të lehtë. Bashkëshortja dhe Kristiani kanë bërë tamponin dhe janë negativ. Por janë të bindur se edhe ata e kanë kaluar virusin pa kuptuar.

Nuk keni marrë masa?

Të jesh në gjendje të izolosh plotësisht veten në familje është shumë e vështirë. Ne jemi përpjekur të ruajmë distancën tonë. Të gjithë flenë në dhomën e vet. Por ne bëjmë të gjithë drekën dhe darkën së bashku. Para se të ishte momenti kur të gjithë duhej të iknin, kush në punë, kush në stërvitje… Kjo përvojë na bashkoi.

Fëmijët bëjnë punën e tyre?

Jam i lumtur sepse janë të lumtur. Në këto ditë ne luajmë lojën që unë i mësova kur ishin fëmijë, me një top shkumë: kushdo që godet derën e përparme disa herë fiton, ose më saktë çelësi i mbërthyer në bravë. Në fillim po fitoja, tani jo më.

Arrini të flini gjumë?

Shumë. Zakonisht shkoj në shtrat shumë vonë, e bëra edhe atë si futbollist. Në fillim të sëmundjes u lodha aq shumë sa flija herët, fjeta nëntë orë dhe u ktheva për të fjetur pasdite.

Ishte një provë e vështirë?

Psikologjikisht, ideja për të mos pasur më prindër më ndihmoi. Sigurisht do të jepja gjithçka që të kem babanë tim këtu, edhe për pesë minuta. Nëna ime Maria Luigia ndërroi jetë me të, ajo u largua tre muaj më vonë. Por nëse ata do të ishin akoma, me gjithë familjen e sëmurë, unë do të kisha shumë ankth për ta.

Si e shikoni situatën në vend sot?

Mua më duket se italianët po sillen shumë mirë. Kemi defektet tona, por kemi dhe mjek që ofrohen vullnetarisht për të punuar. Ne mendojmë se jemi më keq se të tjerët, por nuk është kështu. Më mirë të dalësh për të blerë ushqime, se sa të dalësh për të blerë armë si amerikanët.

Tani jeni drejtues i Milanit. A keni arritur të punoni?

Po. Teknologjitë ndihmojnë, ne e realizuam me videokonferencën e Legas. Një ditë tjetër vëllai kishte 50 vjetorin dhe e festuam në internet.

A duhet të ndalohej futbolli më herët?

Po. Të luash me dyer të hapura Liverpool-Atletico, me 4 mijë tifozë të Madridit në stenda, kur dihej tashmë se Madridi ishte një shpërthim pandemie, ishte çmenduri. Kur ndodhi Atalanta-Valencia, alarmi nuk kishte dalë akoma, por tani e dimë se mbrëmja është një nga shkaqet e shpërthimit të Bergamo.

Kur do të rifillojë futbolli?

Duhet të ketë një finale të kampionatit, dhe do të ketë. Por nuk mund ta themi tani. Në futboll është e pamundur jo vetëm të luash, por edhe të stërvitesh pa kontakte.

Si kanë ndryshuar lojtarët?

Ata u bënë sipërmarrës të vetvetes. Secili stërvitet më vete.

A do të na ndryshojë pandemia?

Po. Njerëzit do të mësojnë të vlerësojnë raportet me tjetrin. Tani e kuptojmë se sa na mungojnë bisedat me miqtë, përqafimet. Mbase nuk do të ndryshojmë të gjithë, por pjesa më e madhe jam i bindur që po.