Bota Papa apel para Krishtlindjes: Nuk është momenti të festojmë si çdo vit

Papa apel para Krishtlindjes: Nuk është momenti të festojmë si çdo vit

Në këtë fazë të pandemisë ku dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për më shumë vëmendje ndaj varfërimit të popujve, Papa Françesku nga Bazilika e Shën Pjetrit, iu bëri besimtarëve apelin e tij përpara festës së Krishtlindjes.

“Nuk është momenti të festojmë si çdo vit, por Krishti lind në zemër e prej andej këtë gëzim duhet ta ndajmë me ata që nuk kanë mundësi të gëzojnë njësoj. Jini më të dashur dhe të dhembshur ndaj atyre që ju rrethojnë”, ishte apeli i Atit të Shenjtë.

Papa po ashtu theksoi edhe një herë nevojën për mos t’u fokusuar tek e ngrëna e bollshme, por nevoja e shpërndarjes së ngrohtësisë familjare.