Bota Papa: Bota duhet të rigjejë mahnitjen

Papa: Bota duhet të rigjejë mahnitjen

Në mesazhin e parë të tij të vitit 2019, të martën, Papa Françesku u ankua për mungesën e unitetit në botë dhe paralajmëroi kundër babëzisë për pasuri e fitime.

Në meshën tradicionale të Vitit të Ri në bazilikën e Shën Pjetrit, Papa i bëri ndërkohë homazh mëmësisë duke thënë se një botë që sheh nga e ardhmja duke harruar shikimin e nënës, është dritëshkurtër.

“Të dashur vëllezër dhe motra, në ditën e Krishtlindjes unë dhashë mesazhin e vëllazërimit për Romën dhe botën. Sot e rinovoj këtë mesazh, si një dëshirë për paqe dhe prosperitet dhe ne lutemi për paqen e përditshme”, deklaroi Papa.

Papa Françesku e përqendroi fjalimin e te mahnitja që sipas tij, është venitur.

Gjatë Meshës, Ati i Shenjtë përfshiu edhe Kishën në nevojën që ka bota dhe njerëzimi për t’u bashkuar.

“Jeta pa mahnitje bëhet gri, rutinë. Po kështu edhe besimi. Edhe Kisha ka nevojë të ripërtërijë mahnitjen, të jetë streha e Zotit. Përndryshe rrezikon t’i përngjajë një muzeu të së shkuarës. Kisha muze.”

Besimi është një takim, jo një fe. Bota është e gjitha e lidhur, por duket gjithnjë e më e përçarë, tha Papa Françesku.

Mesha e parë të vitit, u pasua nga fjala e Atit të Shenjtë përpara dhjetëra mijëra besimtarëve katolikë në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit.