Bota Papa Françesku dhuron 500 mijë dollarë për emigrantët

Papa Françesku dhuron 500 mijë dollarë për emigrantët

Papa Francesku ka dhuruar 500 mijë dollarë për të ndihmuar emigrantët në Meksikë.

Shuma do të mbështesë 27 projekte në 16 dioqeza dhe kongregacione fetare në vendin që përballet me emigrantët që vijnë nga Amerika qendrore, për të shkuar më pas në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Objektivi është strehimi, ushqimi dhe të mirat material thelbësore për njerëzit që mbahen në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Nga kjo ndihmë do të përfitojnë 13 projekte që janë miratuar tashmë. Ndërsa 14 projekte të tjera janë ende në fazë vlerësimi.

Në vitin 2018 kanë hyrë në Meksikë, pasi kanë udhëtuar për më shumë se 4 mijë kilometra në këmbë dhe me mjete të rastit, gjashtë karvanë me emigrantë për një total prej 75 mijë personash nga Honduras, El Salvador e Guatemala.