Bota Papa Françesku: E papranueshme për politikanët të fajësojnë emigrantët për çdo të...

Papa Françesku: E papranueshme për politikanët të fajësojnë emigrantët për çdo të keqe

“Është e papranueshme për politikanët të fajësojnë migrantët për çdo të keqe”, tha sot papa Françesku.

“Politikanët që përpiqen të fajësojnë për çdo të keqe emigrantët dhe të privojnë të varfrit nga shpresa janë të papranueshëm”, theksoi Papa në një deklaratë për Ditën Botërore të Paqes.

“Politika e mirë është në shërbim të paqes, respekton dhe promovon të drejtat themelore të njeriut, të cilat janë në të njëjtën kohë detyrime të ndërsjella, duke mundësuar krijimin e një lidhjeje besimi dhe mirënjohjeje midis gjeneratave të sotme dhe të ardhshme”, tha Papa.

Duke renditur “veset” e politikës, ai përmendi “korrupsionin, në format e tij të ndryshme”.

Mund të shtojmë ksenofobinë, racizmin, mungesën e shqetësimit për mjedisin natyror, plaçkitjen e burimeve natyrore për hir të fitimit të shpejtë dhe përbuzjen për ata që janë detyruar të largohen”, tha ai.

Papa Françesku është djali i emigrantëve italianë në Argjentinë dhe flet shpesh për të drejtat e emigrantëve.