Aktualitet Papa Françesku: Ekziston një virus akoma më i keq COVID-19

Papa Françesku: Ekziston një virus akoma më i keq COVID-19

Papa Françesku bëri thirrje për një vizion të përbashkët të botës pas krizës së COVID-19, duke u shprehur se lëvizja pa solidaritet global apo përjashtimi i sektorëve të shoqërisë nga rimëkëmbja, do të rezultonte në “një virus akoma edhe më të keq të indiferentizmit egoist”.

“Mëshira nuk i braktis ata që mbeten pas. Tani, ndërsa mendojmë për daljen e ngadaltë e të lodhshme nga pandemia, na cenon pikërisht ky rrezik: të harrojmë ata që kanë mbetur mbrapa.

Ka rrezik të na godasë një virus akoma edhe më i keq, ai i egoizmit indiferent. Transmetohet, duke u nisur nga ideja se jeta përmirësohet, nëse përmirësohet për mua; se gjithçka do të shkojë mirë, nëse do të shkojë mirë për mua. Fillohet këtu e arrihet në përzgjedhjen e njerëzve, në mënjanimin e të varfërve, në sakrifikimin e atyre që kanë mbetur pas në altarin e progresit”, tha Papa gjatë Meshës në Mëshirën Hyjnore të Dielën në një kishë pothuajse të brazë

Ati i shenjtë i Vatikanit tha se pandemia nuk përzgjedh, ajo na kujton se jemi të gjithë njëlloj dhe se tani është koha për të zhdukur pabarazitë.