Bota Papa Françesku, gosti për 1.500 të varfër dhe të pastrehë

Papa Françesku, gosti për 1.500 të varfër dhe të pastrehë

Papa Françesku priti 1.500 njerëz të pastrehë dhe të varfër për drekë të dielën për të shënuar ditën e tretë botërore të të varfërve, të organizuar nga Kisha Katolike Romake.

Në meny, të gjithë të pranishmit në Sallën e madhe të Vatikanit, përfshirë Papën, kishin lazanja, mish pule me salcë e kërpudha, patate, ëmbëlsira, fruta dhe kafe.

Të ftuarit e Papës u sollën në Vatikan nga vullnetarë të cilët i ndihmojnë ata çdo ditë.

Më parë, në një meshë për të varfërit romakë të mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, Françesku tha se të gjithë ata që janë në gjendje më të mirë duhet t’i ndihmojnë ata sa më shumë që të jetë e mundur.

Ai shtoi se ata duhet të pyesin veten: “A kam, si i krishterë, të paktën një person të varfër në mesin e miqve të mi?”