Bota Papa Françesku kundër Trump për emigrantët: Frika na bën të çmendur!

Papa Françesku kundër Trump për emigrantët: Frika na bën të çmendur!

Ati i Shenjtë ngriti edhe njëherë shqetësimin se armiqësia ndaj emigrantëve po rritet nga një frikë e paarsyeshme.

Ai i ka bërë këto komente teksa ndodhet në Amerikën Qendrore, zonë nga e cila emigrantët po tentojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Një nga gazetarët që ka qenë duke udhëtuar me Papën në Panama, raportohet t’i ketë thënë atij se ka parë disa pengesa që synojnë të ndalojnë emigrantët për të mos kaluar në territorin e SHBA-së.

Papa i është përgjigjur duke thënë se “frika na bën ne të çmendur”.

Papa pritet të vizitojë këtë vit edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Marokun, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Rumaninë.

Ai ka thënë se ka dëshiruar që të vizitojë edhe Irakun, mirëpo është këshilluar që të mos e bëjë një gjë të tillë sepse është me shumë rrezik.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar Kongresit të SHBA-së, 5.7 miliardë dollarë për t’i ndihmuar në ndërtimin e murit me Meksikën, ashtu që të mbajë emigrantët jashtë Shteteve të Bashkuara.

Kjo kërkesë është refuzuar ashpër nga demokratët në SHBA, duke rezultuar me mbyllje të pjesshme të qeverisë amerikane.