Bota Papa Françesku në Marok: Ekstremizmi, fyerje ndaj fesë e vetë Zotit

Papa Françesku në Marok: Ekstremizmi, fyerje ndaj fesë e vetë Zotit

Papa Françesku vlerësoi përpjekjet e Marokut për të promovuar Islamin pa shfaqje ekstremizmi, gjatë një vizitë dy-ditore në Mbretërinë e Afrikës Veriore, e cila përpiqet të jetë si një fener i tolerancës fetare dhe moderimit në botën muslimane.

Mbreti Mohammed VI përshëndeti Papa Françeskun, duke vlerësuar vizitën e tij me misionijn e inkurajimit të dialogur muslimano-kristian.

Në një fjalim para mbretit dhe autoriteteve marokene në kompleksin Hassan, Papa Françesku tha se është thelbësor për të gjithë besimtarët që t’i shmangen fanatizmin fetar dhe ekstremizmit, duke treguar solidaritet mes njëri-tjetrin në kapërcimin e shumë sfidave. Ai e quajti ekstremizmin fetar “një fyerje ndaj fesë dhe vetë Zotit”.

Ndërsa sa i përket problemeve të emigrimit, Papa Françesku tha se ato nuk do të zgjidhen nga barrierat fizike, por nga drejtësia sociale dhe korrigjimi i pabarazisë ekonomike globale.

“Problemi i migrimit nuk do të zgjidhet duke ngritur barrierat, duke inkurajuar në frikën e të tjerëve apo refuzimin e ndihmës për ata që në mënyrë legjitime aspirojnë për një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre”, tha Papa Françesku.

Maroku është bërë një pikënisje kryesore për migrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë pas mbylljes ose kufizimit të rrugëve të tjera të tyre.