Sport Papa Françesku: Sakrilegj ta krahasosh Messin me Zotin

Papa Françesku: Sakrilegj ta krahasosh Messin me Zotin

Lionel Messi si Zoti?

Edhe për Papa Françeskun, krahasimi është i tepruar. Ati i shenjtë ndërhyri në këtë debat, duke thënë: “Në teori është sakrilegj”.

Përgjigjja është dhënë në programin “Salvados”, për një televizion spanjoll. Bergolio, i cili është argjentinas, ashtu si edhe Lionel Messi shtoi: “Janë shprehje popullore të tifozëve… Natyrisht që është bukur ta shohësh Messi-n duke luajtur”.

Me pak fjalë, ylli i Barcelonës është… Zoti i futbollit