Bota Papa Françesku: Shpyllëzimi të trajtohet si kërcënim global

Papa Françesku: Shpyllëzimi të trajtohet si kërcënim global

Gjatë vizitës në Madagaskar, Papa Françesku deklaroi se shpyllëzimi i shpejtë dhe humbja e biodiversitetit në vende të ndryshme nuk duhet të trajtohen si çështje të vogla lokale, por si një kërcënim për të ardhmen e planetit.

Sipas Atit të Shenjtë shumë njerëz janë duke përfituar shumë nga shpyllëzimi që shoqërohet me zhdukjen e specieve, por kjo gjë duhet të marrë fund.

Madagaskari është një nga rajonet më të dëmtuara nga këto zhvillime. Sipas instituteve kërkimore, ishulli ka humbur mbi 44% të bimësisë së tij në 60 vitet e fundit për shkak të eksporteve të paligjshme të lëndës drusore.