Bota Papa përgëzon gazetarin që e kapi duke dalë nga dyqani që shet...

Papa përgëzon gazetarin që e kapi duke dalë nga dyqani që shet CD

Papa Françesku ka përgëzuar gazetarin që e pa atë duke vizituar shokët e vjetër, të cilët kanë një dyqan diskografie në Romë këtë javë. Mediat e huaja raportojnë se Papa e quajti situatën si fati i tij i keq që doli lajmi.

Vizita të martën mbrëma do të mbetej një sekret, por Javier Martinez Brocal, një reporter për agjencinë e lajmeve televizive Rome Reports, ndodhej rastësisht në qendër të Romës. Ai e filmoi me telefonin e tij e postoi në Twitter dhe postimi u bë viral. Në një letër që i dërgoi gazetarit e përgëzoi dhe bëri shaka për fatkeqësinë e tij.

“Faleminderit që e bëre punën tënde, edhe nëse ajo e ka vënë Papën në vështirësi. Ajo që më mungon më së shumti është pamundësia për të ecur rrugëve, siç bëja në Buenos Aires, duke ecur nga një famulli te tjetra”, thuhet në letrën e Papës. Pronarët e dyqanit thanë se i dhanë Papës CD me muzikë klasike, por nuk pranuan të jepnin më shumë detaje.