Extra “Para hienave, vijnë luanët”, Efi reagon pas eliminimit që nuk pritej

“Para hienave, vijnë luanët”, Efi reagon pas eliminimit që nuk pritej

Efi Dhedhes u largua dje nga shtëpia e “BBVA” pas nominimit të Deamishel, e cila vuri përballë Luizin, Kiarën dhe Efin. Kjo e fundit, la shtëpinë dhe sot, përmes një postimi, falenderoi fansat dhe tregoi ndjesitë e saj mbi përvojën brenda shtëpisë së famshme.

“Me kokën lart dhe buzëqeshje në fytyrë. Kështu nisi ky udhëtim për mua dhe kështu përfundoi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të përzemërta dhe për mbështetjen që keni treguar.

Kjo, për mua, ishte një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë. Hyra në “Big Brother” për të treguar një anë tjetër timen, që ju të më shihnit mua 24/7 orë, pa asnjë lloj filtri, për të njohur atë Efin që përballë çdo gjëje, vendos të qëndroj e drejtë, zgjedh të mos heshtë përballë padrejtësive dhe që nuk bën kompromise për karakterin dhe dinjitetin e saj. Para lojës, vjen humanizmi. Para hipokrizive, vjen e vërteta. Para hienave, vijnë luanët”, u shpreh Efi.

Një pjesë e madhe e ndjekësve shprehën mbështetjen e tyre ndaj ish-banores, duke e komplimentuar për qëndrimet e saj brenda shtëpisë.