Kryesore Para nisjes për në Tiranë, ambasadorja e re e SHBA krah Sekretarit...

Para nisjes për në Tiranë, ambasadorja e re e SHBA krah Sekretarit të Shtetit: Me krahë të lehtë

Para marrjes zyrtare të detyrës, ambasadorët e rinj të SHBA kanë marrë edhe porositë e fundit nga drejtues të lartë të Departamentit të Shtetit.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka zhvilluar një takim me disa ambasadorë amerikane që do përfaqësojnë SHBA-të në vende të ndryshme të botës.

Mes tyre është edhe ambasadorja e emëruara për në Shqipëri, Yuri Kim.

Kim shfaqet në krah të sekretarit, ndërsa ky i fundit në rrjetet sociale shkruan:
“Kënaqësi që pata një takim me ambasadorët tanë të emëruar ndërsa përgatiten për të përfaqësuar popullin Amerikan dhe për të udhëhequr Departamentin e Shtetit nëpër botë.

Faleminderit për shërbimin tuaj për vendin tonë dhe me krah të lehtë”.