Extra Para një viti i ndërroi jetë nëna/ Bukuria kërkon të bashkojë babanë...

Para një viti i ndërroi jetë nëna/ Bukuria kërkon të bashkojë babanë e saj me femrën që ai dashuron

Një zonjë me emrin Bukurie, ka ardhur posaçërisht nga Danimarka për t’u paraqitur në programin “E diela Shqiptare”, dhe kërkon të bashkojë Mimozën me babanë e saj.

Nëna e Bukuries ka ndërruar jetë para një viti, por pavarësisht kësaj ajo do që babai të jetë i lumtur dhe të vijojë jetën e tij.

Bashkimi, para vetëm pak muajsh është njohur me Mimozën dhe ka rënë në dashuri me të.

Mirëpo ajo në momentet e fundit e ka refuzuar dhe është zhdukur pa lënë gjurmë.

Pasi u paraqit në emision, me kërkesë të Bukuries, për të cilën gëzonte shumë respekt, ajo rrëfeu publikisht se arsyeja pse nuk donte që të kalonte jetën me Bashkimin, ishte xhelozia.

“Xhelozia po vret njerëz. Ai më ka thënë mos rri në Facebook. Bashkimi më ka thënë mos lëviz sytë majtas-djathtas. Jam e pakënaqur. Kemi qëndruar ditë bashkë. Xhelozia nuk më pëlqen. Njeriu duket. Më ka vënë 4 roje për të më ruajtur. Ai nuk i ka lënë vend vetes. Unë e desha si motër Bukurien, por me ato gjeste të atij, unë e kam të vështirë”, ka pohuar ajo.

Në vijim, Bukuria bashkë me Mimozën kanë zhvilluar një bisedë, larg syrit të kamerave për të sqaruar gjithçka privatisht.