Kulturë Para se të ishin romakët, ishin persët: Ku shtrihej perandoria e madhe...

Para se të ishin romakët, ishin persët: Ku shtrihej perandoria e madhe e historisë së lashtë

Perandoria persiane (550 p.e.s – 330 p.e.s)

Para se të ishin romakët, ishin persët. Ata unifikuan gjithë Azinë Qendrore, e cila përbëhej nga kultura të ndryshme, mbretëri, perandori dhe fise.

Ishte një prej perandorive më të mëdha në historinë e lashtë.

Persianët me dinastinë e Achemenidi-t, ishin superfuqia e parë e antikitetit.

Në kulmin e pushtetit të saj, perandoria e përfshiu përafërsisht 8 milionë kilometra katrorë.

Perandoria ishte krijuar nga Kiri i Madh dhe u shtri në tre kontinente, duke përfshirë edhe territoret e Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit, pjesë të Azisë Qendrore, Azi të Vogla, Thrakë, shumë rajone bregdetare të Detit të Zi, Iraku, Arabia Saudite e Veriut, Jordania, Palestina, Izraeli, Libani, Siria, dhe të gjitha qendrat e rëndësishme.

Aspak gjakatarë, edhe pse legjenda thotë se ata u treguan mizorë ndaj grekëve, e bazuan fuqinë e tyre te ushtria e organizuar, liria fetare dhe infrastruktura.