Bota Paralajmërim i kompanive ajrore në ShBA: Shërbimi 5G pritet të fusë në...

Paralajmërim i kompanive ajrore në ShBA: Shërbimi 5G pritet të fusë në kaos transportin ajror

Një krizë e aviacionit parashikohet në SHBA, pas vendosjes në funksion të shërbimit 5G. Shefat e kompanive ajrore tregtare paralajmëruan pasoja në fluturime të mërkurën, kur AT&T (T.N) dhe Verizon (VZ.N) do të vendosin shërbimin e ri 5G.

Ata thonë se shërbimi i ri C-Band 5G mund të bëjë të papërdorshëm një numër të konsiderueshëm avionësh të mëdhenj, “duke bllokuar potencialisht dhjetëra mijëra amerikanë jashtë shtetit” dhe duke shkaktuar kaos për fluturimet brenda vendit.

“Nëse qendrat tona kryesore bllokohen, shumica dërrmuese e udhëtarëve dhe transportit të mallrave në thelb do të ndalohet,” shkruajnë shefat ekzekutivë të American Airlines (AAL.O), Delta Air Lines (DAL.N), United Airlines. Southwest Airlines (LUV.N) dhe të tjerët të cilës i referohet Reuters.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka paralajmëruar se ndërhyrja e mundshme mund të ndikojë në instrumentet e ndjeshme të avionëve si matësi i lartësisë lartësitë dhe të pengojë ndjeshëm operacionet me dukshmëri të ulët.

Praktikisht, kjo do të prekë të paktën 1 100 fluturime, çka do të bëjë që rreth 100000 pasagjerë të vuajnë pasoja si anulim fluturimi, devijime ose vonesa.

“Me kufizimet e propozuara në aeroportet e përzgjedhura, industria e transportit po përgatitet për disa ndërprerje të shërbimit. Ne jemi optimistë se mund të punojmë në të gjithë industritë dhe me qeverinë për të finalizuar zgjidhjet që zbusin situatën në mënyrë të sigurt”, tha prodhuesi i avionëve Boeing.

Në fillim të vitit 2021, AT&T dhe Verizon fituan të drejtën për pothuajse të gjithë spektrin C-Band në një ankand prej 80 miliardë dollarësh.