Politika Paralajmërimi i Metës për krijimin e qeverisë teknike, Gjekmarkaj: Ka vetëm një...

Paralajmërimi i Metës për krijimin e qeverisë teknike, Gjekmarkaj: Ka vetëm një mënyrë si mund të ndodhë

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka folur për deklaratën e bërë nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për krijimin e një qeverie teknike në muajin shtator.

Në News 24, ai deklaroi se ka vetëm një formë si mund të ndodhë kjo gjë duhet theksuar se është nevoja e kohezionit të opozitës në mënyrë që protesta masive të imponojë axhendën politike.

“Gjithçka mund të ndodhë. Asgjë nuk përjashtohet. Nuk e shoh të afërt një qeveri teknike. Por nëse ka forca madhore dhe grumbullim të madh qytetar që mund të imponojë axhendën politike mund të ndodhë. Varet nga kohezioni i opozitës.

Por kjo mbetet për t’u parë. Unë pres që të ketë protesta. Duhet të biem dakord që në vendin tonë ka shumë për të protestuar për aksionin e qeverisë. Për mënyrën si vendi qeveriset. Tani që jemi në vitin e 9 apo 10 të së njëjtës dorë ka frymë protestë në vend”, deklaroi ai.

Gjekmarkaj foli edhe për dosjen e sigurimit të shtetit për politikanin me iniciale I.M. duke theksuar se kjo mund të jetë stisje nga maxhoranca për të dëmtuar imazhin e Metës, por shtoi se kjo duhet provuar nga ana proceduriale dhe jo vetëm me deklarata politike.

“Nuk ka urgjencë për këtë. Por një formë gjendet, e vërteta e gjen rrugën. Besoj se zoti Meta është i panjohur në këtë histori. Por duhet të vërtetohet që një dosje e tillë nuk ekziston. Deklarata politike nuk e mund procedurën. Që mund të jetë manipulim i qeverisë e besoj”, u shpreh Gjekmarkaj.