Aktualitet Parandalohet vrasja në Berat

Parandalohet vrasja në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një 28-vjeçar i cili në një lokal në lagjen “Kushtrim” është konfliktuar me një person tjetër dhe ka tentuar ta vrasë.

“Shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi H. Z., 28 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat”, sqaron Policia.

Po ashtu forca policie kanë rrethuar lokalin ku po ndodhte ngjarja dhe kanë arrestuar në flagrancë autorin.