Kryesore Parandaluan vrasjen në Kavajë, presidenti Meta i pret si heronj

Parandaluan vrasjen në Kavajë, presidenti Meta i pret si heronj

Presidenti Ilir Meta priti në një takim në Presidencë dy qytetarë nga Kavajë të cilët dy ditë më parë parandaluan një vrasje duke neutralizuar një person të armatosur.

Kreu i Shtetit i konsideroi qytetarët e Kavajës, Ymer Xhafa dhe Bajram Shala si shembuj frymëzues që i duhen shoqërisë tonë për të reaguar kundër dhunës dhe krimit

Postimi i Presidentit Ilir Meta

“Kënaqësi e veçantë të takoja sot dy qytetarë të mrekullueshëm të Kavajës, z.Ymer Xhafa dhe z.Bajram Shala, të cilët dy ditë më parë rrezikuan jetën e tyre për të neutralizuar një shtetas të armatosur në qendër të qytetit, i cili plagosi një shtetas tjetër, ngjarje që mund të kthehej në një tragjedi të madhe. I falenderova përzemërsisht për aktin e tyre të lartë qytetar, në mbrojtje të jetës, paqes sociale dhe sigurisë publike. Shembuj të tillë frymëzues i duhen mbarë shoqërisë tonë, për të qëndruar larg konflikteve, dhe për të reaguar kundër dhunës, krimit por dhe indiferencës, që rrezikon jetën, pronën e sigurinë qytetare.”