Horoskopi Parashikimi i 15-ditëshit të dytë të shtatorit: Cilat shenja janë më me...

Parashikimi i 15-ditëshit të dytë të shtatorit: Cilat shenja janë më me fat

Shpërndaje

Dashi ka patur një periudhë të mirë këto kohë, por duke nisur nga data 20 shtator do të ketë kundër Mërkurin, planetin e komunikimit! Kjo është arsyeja përse gjatë javëve në vijim do të debatoni me ata që ju rrethojnë, sidomos në sferën profesionale.

Venusi është në kundërshti me shenjën e demit do të sjellë dyshime e pasiguri në aspektin sentimental. Madje do të arrijnë deri aty sa të vënë në diskutim a kanë bërë zgjedhjen e duhur për partnerin/en që kanë në krah. Si pasojë e ndikimit negativ të Hënës mund të ndiheni disi të tensionuar,

Për binjakët nuk kemi kaq lajme të këqija sa për demin sepse 15-ditëshi i fundit i shtatorit do të jetë i mbarë. Planeti Mërkur do t’u buzëqeshë përsëri, pasi prej shumë kohësh ka ndikuar negativisht në këtë shenjë. Prej mesit të kësaj jave do të vini re një përmirësim të ndjeshëm në marrëdhëniet me të tjerët. Do ta keni më të thjeshtë të lidhni miqësi, të mbyllni marrëveshje apo të vendosni kontakte të reja. Ju presin lajme të mira në sferën profesionale.

Ndërkohë shenja e Gaforres paraqitet disi e balancuar, pasi ka kundër Hënën që do të ketë një ndikim negativ, por Venusi, do të përmirësojë disi gjërat në javën e fundit të shtatorit.

Nëse venusi do i vijë në ndihmën gaforres, luanit i ka kthyer kurrizin jo vetëm ky planet por edhe Hëna. Me ndikimin negativ të Venusit, zënkat dhe mosmarrëveshjet me partnerin do të jenë kryefjala e këtyre ditëve. Duket sikur nuk arrini të merreni më vesh me njëri-tjetrin, por, për fat të mirë, prej pak ditësh Mërkuri do t’ju vijë në ndihmë që të vendosni ura komunikimi me partnerin/en.

Virgjëresha do të jetë një ndër shenja me fat pasi ka në krahë planetët kryesor, atë të komunikimit dhe dashurisë. Do të kapin fluturimthi mundësi që jo të gjithëve u vinë dhe në dashuri do të përjetoni emocione të forta, falë Venusit në pozicion të favorshëm, që e forcon edhe më tej marrëdhënien tuaj.

Kemi lajme të shkëlqyera për të lindurit e shenjës së peshores. Të premten, planeti Mërkur do të hyjë në shenjë dhe do t’i hapë udhën një periudhe suksesesh e kënaqësish në planin personal. Që prej kësaj jave, do të merrni disa përgjigje pozitive në punë. Përqendrohuni te ditët më me fat, si pasojë e ndikimit pozitiv të Hënës, që janë e enjtja, e premtja dhe e shtuna. Ndërkohë që të martën dhe të mërkurën mund të hasni ndonjë mosmarrëveshje.

Por Venusi vazhdon të ketë ndikim pozitiv edhe në shenjën e akrepit duke u falur një sharm mahnitës. Do t’u vijnë në ndihmë si Hëna dhe Mërkuri dhe sensualitetit, që është tipar dallues për femrat e shenjës së Akrepit, do të theksohet edhe më tej. Nëse dëshironi të bëni për vete dikë, mjafton të hidhni hapin dhe ai nuk do t’i bëjë dot ballë tundimit. E marta dhe e mëkuara do të jenë ditët me fat, kryesisht në aspektin profesional.

Për fat, këtë javë planeti Mërkur nuk do t’ju sjellë më pengesa dhe nga e premtja do të ndikojë pozitivisht në shenjën e shigjetarit. Të gjitha vështirësitë që kanë hasur së fundmi, sidomos në punë, do të gjejnë zgjidhje dhe do të jenë disi më të qetë. E hëna do të jetë një ditë tejet fatlume, falë ndikimit pozitiv të Hënës.

Falë ndikimit pozitiv të Venusit, më në fund dhe bricjapi, do të gjejë qetësinë shpirtërore dhe, ditë pas dite, do të shohë se si forcohet marrëdhënia në çift. Për fat të keq, në sferën profesionale, mund të hasni disa vështirësi, kur Mërkuri do të ketë ndikim negativ në shenjë. Shfrytëzoni më së miri ditët më me fat që janë e marta dhe e mërkura, kur Hëna do të tregohet mjaft bujare.

Mendimet e ujorit gjatë kësaj periudhe janë të përqendruara kryesisht te çështjet sentimentale. Venusi në pozicion të kundërt me këtë shenjë vazhdon t’i trazojë së brendshmi dhe i shtyn të vendosin në dyshim marrëdhënien . Për fat, prej datës 20, Mërkuri do t’ju sjellë risi të papritura, që do të sjellin një frymë freskie dhe argëtimi në jetën tuaj. Ditët me fat do të jenë e enjtja, e premtja dhe e shtuna, falë ndikimit pozitiv të Hënës.

Më në fund, këtë javë Mërkuri nuk do të ketë më ndikim negativ në shenjën e peshqve. Duke nisur prej ditës së premte, të gjitha vështirësitë që keni hasur së fundmi, sidomos në sferën profesionale, nuk do t’ju shqetësojnë më. E diela do të jetë një ditë shumë e bukur, sepse Hëna dhe Venusi do të kenë ndikim pozitiv në shenjë dhe do t’ju dhurojnë emocione që s’do t’i harroni lehtë.