Bota Parashutizmi, një tendencë e re në Hong Kongun “e stresueshëm”

Parashutizmi, një tendencë e re në Hong Kongun “e stresueshëm”

Mbi një majë mali, që ngrihet mbi Hong Kong, Giovanni Lam pret erën e duhur për ta marrë me vete në qiell.

Ai është vetëm një nga gjithnjë e më shumë parashutistët, që përdorin fluturimin për t’iu larguar kaosit të dendur urban në qytet.

“Durimi vlerësohet në parashutizëm”, shpjegon Lam, një pedagog universiteti dhe konsulent të rinjsh, që ka sjellë me vete 3 fillestarë dhe pajisjet e duhura për fluturim, ndërkohë që kanë pritur për dy orë në acar, që moti të marrë një kthesë.

“Hong Kongu është një xhungël betoni, është shumë i populluar dhe ka gjithnjë shumë njerëz kudo të shkosh. Por, kur je në qiell, je i lirë. Duket sikur nuk ka kufi”, tha Giovanni Lam.

Pasi retë u shpërndanë, ai dhe studentët e tij u nisën në fluturim.

Për pjesën më të madhe të banorëve të Hong Kongut, parashutizmi është një prej sporteve që ofron çlirim nga stresi i qytetit. Vetë Lam shpreson që sporti do të ndihmojë studentët e tij, të fitojnë një perspektivë tjetër për qytetin në të cilin jetojnë.

“Isha e frikësuar në fillim, pasi ishte hera e parë dhe nuk kishte asnjë njeri para meje për të më mbrojtur. Por, pasi u nisa në fluturim, reagimi i parë ishte shumë i bukur. Ishte ndryshe nga ajo që ne shohim normalisht”, tha Carmen Li, studente.

Ndërsa Hong Kongu është i famshëm për qiellgërvishtëset e tij dhe blloqet e dendura të banimit, malet që e rrethojnë i ofrojnë atij një mori trajektoresh për ecje dhe alpinizëm, apo edhe mundësi të tjera. E parashutizmi është një prej tendencave më të fundit.