Aktualitet  “Paris-midi” 1943: Gjermania kërkon të mbrojë Shqipërinë nga pushtimi anglo-amerikan dhe komunizmi

 “Paris-midi” 1943: Gjermania kërkon të mbrojë Shqipërinë nga pushtimi anglo-amerikan dhe komunizmi

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Paris-midi” ka botuar, të hënën e 13 shtatorit 1943, në faqen n°2,  një shkrim në lidhje me qëllimin e ndërhyrjes së trupave gjermane në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Thirrjet e gjermanëve ndaj popullatës shqiptare

“Thirrjet (traktet) e shpërndara nga trupat gjermane për popullatën shqiptare thonë se trupat janë urdhëruar që të mbrojnë Shqipërinë kundër një pushtimi anglo-amerikan.

Gjermania do të ishte e vendosur t’i përgjigjej dëshirave të popullit shqiptar që të jetë zotërues i fateve të tij.

Asgjë nuk e kundërshton pavarësinë e njerëzve të guximshëm shqiptarë, sepse Gjermania nuk synon t’i dominojë, por vetëm të mbrojë vendin nga pushtimi dhe komunizmi.”

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania