Bota Parlamenti i ri, Merkel ndjek seancën e përurimit nga tribuna e vizitorëve...

Parlamenti i ri, Merkel ndjek seancën e përurimit nga tribuna e vizitorëve (FOTO)

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e ndoqi inaugurimin e Parlamentit të ri të vendit nga tribuna e vizitorëve, pak përpara se të bëhet “kancelare në detyrë”.

Ndërsa 736 deputetët zgjodhën eksperten e shëndetësisë të social-demokratëve, Baerbel Bas si kryetare, Merkel e vëzhgoi procesin e mbajtur në sallën plenare si një mysafire që nuk është më pjesë e konservatorëve të CDU-së, tani në opozitë.

Kryetari i Bundestagut vjen tradicionalisht nga grupi më i madh parlamentar, që në këtë rast janë social-demokratët e qendrës së majtë.

Caktimi i Baerbel Bas garanton që tre postet më të larta politike të Gjermanisë, bashkë me atë të kancelarit dhe presidentit federal, të mos mbahen nga burrat.

“Sot po përurojmë mbledhjen e legjislaturës së 20-të të Bundestagut. Unë jam gruaja e tretë që e drejton atë që prej 1949-s. Kjo është e mrekullueshme. Deri më tani përgjegjësia nuk është ndarë në mënyrë të drejtë tek shpatullat e gjithkujt. Si kryetare, do të jetë detyra ime të punoj për këtë”, u shpreh Bas.

Ndërkohë, Olaf Scholz pritet të zëvendësojë Merkel në postin e kancelarit, sapo të formohet qeveria e re e dalë nga zgjedhjet federale të muajit të kaluar; ndërsa Frank Walter Steinmeier ka deklaruar se është i gatshëm për një mandat të dytë si president.