Kryesore Parlamenti miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, shkarkon Malajn

Parlamenti miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, shkarkon Malajn

Parlamenti miratoi propozimin e Qeverise për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës, deri në fund të muajit mars 2020.

Në seancën e fundit për këtë vit, Presidentit Ilir Meta iu rrëzuan dy dekrete të tjera përmes të cilave kërkonte rishikim të ligjit për korporatat dhe atë për rininë.

Parlamenti miratoi ndryshimet në kabinetin qeveritar ku Arben Ahmetaj shtohet si ministër Shteti për Rindërtimin.

Ish-kolegët e tij në Partinë Socialiste dhe një pjesë e deputetëve të opozitës së re kanë votuar për shkarkimin e Arben Malajt nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Vetëm 72 vota u dhanë për shkarkimin e Malajt, ndërkohë që 71 është minimumi për çdo vendim që duhet të miratohet në Parlament.

10 deputetë u shprehën kundër shkarkimit të ish-deputetit të PS-së, njëri abstenoi dhe 5 të tjerë nuk morën pjesë në votim.