Politika Parlamenti voton të enjten Prokurorin e ri të Përgjithshëm

Parlamenti voton të enjten Prokurorin e ri të Përgjithshëm

Ditën e enjte Parlamenti pritet të votojë Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Janë tre kandidatura të cilat kanë kaluar në sitën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

I pari është renditur Olsian Celaj dhe pas tij Arta Marku e ndjekur nga Fatjona Memcaj. Zgjedhja e kryeprokurorit të ri do të kërkojë shumicë të cilësuar, pra edhe votat e opozitës parlamentare.

Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri vjen pas qëndrimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme, që prej dhjetorit të vitit 2017, me votat e mazhorancës.