Politika “Partia e Lirisë do të pagëzohet si Partia e Referendumeve”, Meta: Do...

“Partia e Lirisë do të pagëzohet si Partia e Referendumeve”, Meta: Do t’i jepet fund kapjes së shtetit

Së shpejti Partia e Lirisë do të pagëzohet si Partia e Referendumeve. Lajmin e ka dhënë kreu i kësaj partie Ilir Meta përmes një postimi në Facebook, ku shprehet se koha e Referendumit po vjen përgjithmonë.

Ai thekson se do të bashkëpunojë me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe çdo qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese, e cila sipas Metës është bllokuar nga oligarkia për dy dekada.

Përmes referendumit, thotë kreu i PL-së do t’i jepet fund kapjes së shtetit

Postimi i Ilir Metës:

Koha e Referendumit po vjen përgjithmonë!

Ndaj më 25 Korrik u mor vendimi historik për t’u dhënë shqiptarëve Partinë e Lirisë e cila do të pagëzohet si Partia e Referendumeve shumë shpejt!

Bashkëpunim me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe çdo qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar nga oligarkia për dy dekada.

Koha kur pakica vendoste pas shpinës të shqiptarëve ka përfunduar përgjithmonë.

Së bashku do t’i japim fund kapjes së shtetit përmes Referendumit dhe shenjtërimit të Kushtetutës dhe të ligjit.