Sport Partizani do të luaj në “Selman Stërmasi”

Partizani do të luaj në “Selman Stërmasi”

Partizani do të luajë ndeshjet në shtëpi në stadiumin “Selman Stërmasi”. Lajmi u dha nga vetë kryebashkiaku i kryeqytetit, Erjon Veliaj pas takimit me presidentët e klubeve të futbollit të Tiranës dhe Partizanit.

Akordi është arritur dhe gjithçka do të behët kundrejt një pagese. Bashkia e Tiranës është aksionere e në klubin bardheblu.

Partizani pas shembjes së stadiumit “Qemal Stafa” ku po ndërtohet një arenë e re futbollit shtegtoi në Elbasan për të zhvilluar ndeshjet si pritës.

Mendohet që stadiumi i ri i Partizanit që po ndërtohet në periferi të kryeqytetit të jetë gati për sezonin e ardhshëm.