Sport Partizani mposht Skënderbeun, Flamurtari parakalon Teutën

Partizani mposht Skënderbeun, Flamurtari parakalon Teutën

Partizani ka hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion, duke mposhtur 2-0 Skënderbeun në “Selman Stërmasi”.

Nga një gol në secilën pjesë i dhanë 3 pikët e radhës Partizanit. Belica në pjesën e parë dhe Asani në të dytën e vulosën rezultatin në 2-0 në këtë sfidë.

Ndërkohë, një fitore të rëndësishme mori Flamurtari, duke mposhtur 2-0 skuadrën e Teutës e duke e parakaluar në renditje me një pikë më shumë.

Pas këtyre ndeshjeve, Partizani është i qetë drejt objektivit titull me 57 pikë, 9 më shumë se Kukësi, ndërsa Flamurtari ngjitet në vendin e katërt që të çon në Europa League, në kuotën e 44 pikëve.