Mazhoranca Pas 12 vitesh, PS merr bashkinë e Kamzës

Pas 12 vitesh, PS merr bashkinë e Kamzës

Ashtu si në bashkitë e të tjera të vendit ketë të mërkure u konstitua Këshilli i Bashkisë së Kamzës, ndërsa Rakip Suli u betua si kryebashkiaku i parë socialist pas 12 vitesh në këtë zonë.

Konstituimi i këshillit u zhvillua në shkollën “Hilari Klinton”  në prani të Sekretarit të Përgjithshëm tq Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputetit Ervin Bushati.

Suli pas betimit tha se do t’i shpërbëje çdo qytetari pa dallime politike.

Gjatë kësaj kohe ish kryebashkiaku Xhelal Meziu qëndronte në zyrë ndërsa mbështetës të Partisë Demokratike protestonin përpara Bashkisë së Kamzës.

Ata paralajmërojnë se nuk do të lejojnë Rakip Sulin të hyjë në bashki pasi zgjedhjet e 30 Qershorit i konsiderojnë të paligjshme.