Showbiz Pas 24 vjetësh zbulohet përse Tupac u nda nga Madona

Pas 24 vjetësh zbulohet përse Tupac u nda nga Madona

Ajo ka qenë një nga historitë e dashurisë më të komentuara. Madona dhe legjenda 2Pac kanë pasur një marrëdhënie të fshehtë më 1993, më pas u ndanë krejt papritur.

Por mbas 24 vitesh u zbulua një letër që reperi i njohur i kishte shkruar në burg të dashurës së tij.

Letra mban datën 15 janar 1995 dhe përmban shënime dashurie, ndër të tjera arsyen pse lidhja e tij me Madonën mori fund. Sepse ajo ishte e bardhë!

Ngjyra e lëkurës për 2Pac ka qenë një pikë kyçe , që vlerësonte karakterin e personit dhe përshtypjen që ai linte te të tjerët. Më tej në letër thuhet:

“Për ty nëse shihesh me një mashkull me ngjyrë nuk do të rrezikonte karrierën, por do të dukeshe më e hapur. Por për mua, të paktën për imazhin tim do të zhgënjeja gjysmën e personave, që më bënë ky që jam”.

Letra do ë hidhet në ankand me vlerë prej 100 mijë dollarësh.