Bota Pas 60 viteve Kina përjeton tkurrje të popullsisë

Pas 60 viteve Kina përjeton tkurrje të popullsisë

Popullsia e Kinës në vitin 2022 u tkurr për herë të parë në gjashtë dekada, njoftoi zyra e statistikave në Pekin.

“Në fund të vitit 2022, vendi më i populluar në botë kishte 1 411 miliardë banorë, rreth 850 000 më pak se një vit më parë”, tha zyra e statistikave.

Kjo është hera e parë që numri i popullsisë tkurret që nga viti 1961, pas fushatës së dështuar të industrializimit në fund të viteve 1950, të njohur si “Hapi i Madh Përpara”.

Shkalla e lindjeve në vitin 2022 ishte 6,77 për 1 000 banorë.

Zyra e statistikave regjistroi 9,56 milionë lindje dhe 10,41 milionë vdekje.

Në vitin 2021, numri i banorëve ishte rritur me 450 000.

Kina ka vuajtur prej kohësh nga një rënie e numrit të lindjeve dhe plakja e shpejtë e shoqërisë së saj.

Një ndryshim i politikës së vitit 2016 hoqi një ligj të vitit 1979 që kufizonte familjet të bënin vetëm një fëmijë.

Në vitin 2021 Kina lehtësoi më tej politikën e saj familjare duke i lejuar çiftet të kishin deri në tre fëmijë.