Aktualitet Pas 8 javësh në terapi intensive, Indriti ia del ta mundë COVID-19

Pas 8 javësh në terapi intensive, Indriti ia del ta mundë COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau me qytetarët historinë e Indritit, një pacienti që ka qëndruar 8 javë në terapi intensive, për shkak të infektimit me Covid-19.

Në një postim në Facebook, Manastirliu ndau një foto të Indritit me mjekët e spitalit Shefqet Ndroqi dhe shkroi:

“Pas 8 javësh në terapi intensive në spitalin COVID2, në gjendje shumë të vështirë, Indriti ia ka dalë ta mundë COVID19, falë punës së palodhur të stafit mjekësor dhe kthehet i shëruar në shtëpi.”

Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën, si e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e virusit.

Pas 8 javësh në terapi intensive në spitalin COVID2, në gjendje shumë të vështirë, Indriti ia ka dalë ta mundë #COVID19,…

Posted by Ogerta Manastirliu on Sunday, 20 September 2020